Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar institucionet në lidhje me ndërmarrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve tragjike brenda familjeve, siç ishte rasti i Arlinda Zekajt në Pejë.

Sponsor 3M Express

Në emisionin ‘DPT te Fidani’ në Klan Kosova, Bjarami tha se duhet të kërkohet llogari nga ata që kanë pasur përgjegjësi.

Madje, kritikoi kryekuvendaren Albulena Haxhiu, që i doli në mbrojtje ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, transmeton Klankosova.tv

“Nuk do të duhej që t’i merrte në mbrojtje. Ata do të duhej të kërkonte llogari sot prej të gjithë hallkës, nëpër të cilën ka kaluar viktima, sepse ajo ka kaluar në duart e tyre, vetëm para tri ditësh e ka paralajmëruar atë që ka ndodhur mbrëmë”, tha Bajrami. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Tetë gra të vrara në Kosovë gjatë vitit 2026

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Testi i ri zbulon cilët pacientë me kancer të prostatës kanë nevojë për trajtim më intensiv

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën (VIDEO) | Momenti