Rasti i inskenimit të vjedhjes së mbi 100 mijë eurove nga pronari i deposë së armëve ‘Tactical’, prokuroria zgjeron hetimet- Përmenden edhe dy persona të tjerë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e një muaji paraburgim për Valon Currin, pronarin e poligonit të armëve “Tactical”, i cili dyshohet se shiti në mënyrë të kundërligjshme mbi 110 armë zjarri dhe më pas raportoi rrejshëm se ato i ishin vjedhur.

Sponsor 3M Express

Prokuroria ka njoftuar të mërkurën se ndaj Currit ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndërsa në Gjykatën Themelore në Gjakovë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, raporton Insajderi.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, nga fillimi i tetorit deri më 30 tetor 2026, në poligonin e armëve në Gjakovë, Curri dyshohet se ua ka shitur pa autorizim mbi 110 armë zjarri dy personave me inicialet D.P. dhe L.U.

“Sipas kërkesës së prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C. nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më datë 30.10.2026 në Gjakovë, konkretisht në poligonin e armëve “T…”, me dashje dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për armët dhe materiet plasëse, ka shitur në mënyrë të paautorizuar mbi 110 (njëqind e dhjetë) armë zjarri, të cilat dyshohet se i kishte në depon e poligonit të licencuar, personave me inicialet D.P. dhe L.U. të cilët aktualisht gjenden në arrati. Pas kësaj, i pandehuri rastin e ka raportuar në Policinë e Kosovës, duke pretenduar rrejshëm se armët e njëjta i ishin vjedhur”, thuhet në njoftim.

Armët, sipas kërkesës së Prokurorisë, dyshohet se gjendeshin në depon e poligonit të licencuar.

Pas shitjes së tyre, Curri dyshohet se e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës, duke pretenduar se armët i ishin vjedhur.

Ndaj dy personave që dyshohet se i kanë blerë armët, D.P. dhe L.U., Prokuroria ka nisur gjithashtu hetimet, por ata aktualisht gjenden në arrati.

Valon Curri dyshohet për dy vepra penale: shitje të paautorizuar të armëve dhe lajmërim apo kallëzim të rremë. /Insajderi.org/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Raporti i KE-së, Kurti: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Raporti i KE-së, Kurti: Nuk pasqyrohet progresi që kemi bërë në procesin e anëtarësimit

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Schuebel: Bllokada institucionale në Kosovë ka ngadalësuar ritmin e reformave

Kos thotë se BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Kos thotë se BE-ja po dialogon me Qeverinë për ndryshimet në Ligjin për Specialen