Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…

Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…

Rasti i gruas në Pejë, reagon Kuçi: Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera…

Ish-kandidatja për kryetare të Deçanit, Natyra Kuçi, ka reaguar pas vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës, duke kritikuar institucionet e drejtësisë, policinë dhe shërbimet e mirëqenies sociale.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Kuçi ka pretenduar se institucionet shtetërore e lanë Arlindën pa mbështetjen dhe sigurinë e nevojshme, pavarësisht vështirësive me të cilat ajo ishte përballur.

Sipas Kuçit, viktimës i ishte pamundësuar ta shihte djalin për muaj të tërë, ndërsa ajo pretendon se fëmija iu mor edhe pasi Arlinda e kishte fituar të drejtën për të në gjykatë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka shkruar gjithashtu se bashkëshorti i viktimës ishte liruar pa kaluar 48 orë nga ajo që e përshkruan si kidnapim të djalit, ndërsa kunati i saj, sipas postimit, e kishte kërcënuar dhe sulmuar, por kishte mbetur i lirë.

“Arlindën e vrau sot një gjykatë patriarkale, një polici dhe mirëqenie sociale e dështuar. E vrau një zinxhir i tërë shtetëror i dështuar. Lindën shteti e la vetëm, si shumë gra të tjera. Asaj iu pamundësua ta shihte djalin për muaj të tërë. Djali iu mor nga duart edhe pasi ajo e fitoi të drejtën për të në gjykatë”, ka shkruar Kuçi, transmeton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

Lexo edhe

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

Kërkoi mbrojtje nga shteti, Prokuroria nis hetimet pas letrës së Arlinda Zekajt

Tri ditë para vrasjes mizore, Arlinda Zekaj kërkoi veprime urgjente ndaj zyrtarëve – Prokuroria tregon çfarë ndërmori

Tri ditë para vrasjes mizore, Arlinda Zekaj kërkoi veprime urgjente ndaj zyrtarëve – Prokuroria tregon çfarë ndërmori