Rasti i granteve nuk mbyllet për Paris Gurin, dorëzon ankesë për pushimin e hetimeve ndaj Pecit e Pacollit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka dorëzuar ankesë kundër vendimit të Prokurorisë Speciale për pushimin e hetimeve ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, lidhur me rastin e ndarjes së granteve nga Ministria e Bujqësisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, Guri ka bërë të ditur se krahas ankesës, ka dorëzuar edhe padi për shpifje ndaj Faton Pecit, për deklaratat publike që ky i fundit kishte bërë ndaj tij.

“As shpifjet, as sulmet, as presioni nuk më ndalin!”, ka shkruar Guri.

Ai ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim do t’i bëjë publike edhe dëshmitë që, sipas tij, punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë i kanë dhënë para Prokurorisë.

“Dëshmi tronditëse, që e bëjnë të pakuptueshëm vendimin për pushimin e hetimeve!”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Guri ka theksuar se çështjen do ta ndjekë përmes rrugëve ligjore, duke kërkuar përgjegjësi për atë që i ka cilësuar si shpifje dhe akuza të pavërteta.

“Kush ka prova, le t’i paraqesë para drejtësisë. Kush shpif, le të mbajë përgjegjësi, prapë para drejtësisë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Prokuroria Speciale kishte njoftuar se hetimet ndaj Faton Pecit dhe Fitore Pacollit janë pushuar pasi gjatë hetimeve nuk janë vërtetuar elementet e veprës penale për të cilën ata ishin nën hetim. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gjermania synon përgjysmimin e lejeve të punës për Ballkanin Perëndimor

Gjermania synon përgjysmimin e lejeve të punës për Ballkanin Perëndimor

Trump me plan të ri për t’i dhënë fund ndihmës amerikane për Izraelin

Trump me plan të ri për t’i dhënë fund ndihmës amerikane për Izraelin

Katari sheh shpresë për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit shkëmbejnë propozime

Katari sheh shpresë për marrëveshje mes SHBA-së dhe Iranit, ndërsa ndërmjetësit shkëmbejnë propozime