Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ka iniciuar procedurë disiplinore dhe ka rekomanduar suspendimin e kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokurores Arlinda Nallbani Gacaferri.

Sponsor 3M Express

“Po e konfirmoj”, ka thënë shkurt Gashi për Telegrafin.

Vendimi vjen pas zhvillimeve lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, i cili ka ngritur pikëpyetje për mënyrën se si institucionet e drejtësisë i kanë trajtuar raportimet dhe kërkesat e viktimës për mbrojtje.

Rekomandimi për suspendimin e dy prokuroreve pritet të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të thirrur nga kryeprokurori Gashi.

Procedurat lidhen me gjetjet e evidentuara nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprimet dhe mosveprimet e dyshuara në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

Rasti i 49-vjeçares, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta publike dhe kërkesa për zbardhjen e përgjegjësive institucionale.

Me inicimin e procedurës disiplinore dhe rekomandimin për suspendim, pritet që mekanizmat kompetentë të shqyrtojnë përgjegjësitë eventuale të zyrtareve të përfshira në trajtimin e rastit, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprime hetimore dhe verifikuese për mënyrën se si Policia e Kosovës i ka trajtuar raportimet e saj.

Lexo edhe

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

LEX | Nga drejtori rajonal te majori, kapiteni e komandantët – këta janë zyrtarët e lartë policorë të suspenduar pas vrasjes së Arlinda Zekajt

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

​“Kromozomi 21” në Mitrovicë, thirrje për më shumë mbështetje të personave me sindromin Down

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Vuçiq: Në 72 orët e fundit po përballemi me terror të hapur, do ta arrestojnë këdo që nuk u nënshtrohet

Rasti i Arlindës, Kryeprokurori rekomandon suspendimin e Vuçetajt dhe Gacaferrit | Momenti