Rasti i Arlindës, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

Rasti i Arlindës, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

Rasti i Arlindës, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie

Ish-kryetari i Aleancës, tani deputet i Kuvendit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Në një prononcim për EkonomiaOnline, Haradinaj ka thënë se kjo ngjarje duhet të shërbejë si moment reflektimi për të gjithë, duke nënvizuar se është e domosdoshme që të ketë përgjegjësi për atë që ka ndodhur.

“Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme, është një tragjedi. Edhe një reflektim, domethënë, dhënia e përgjegjësisë dhe llogaridhënia janë diçka e domosdoshme tani prej të gjithëve”, ka deklaruar Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës.

Më 22 tetor, vetëm tri ditë para vrasjes, Arlinda u ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë, duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishte paralajmërimi i saj.

Sipas Prokurorisë, Zekaj dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj.

Sylaj, u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan.

I dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar rreth orës 23:40, pas një operacioni policor dhe bashkëpunimit me qytetarët.

“Pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar, Albert Sylaj, i cili ishte në kërkim lidhur me rastin “vrasje e rëndë” të ndodhur më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës. Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po të martën Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit Jeton Sylaj, ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt, nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e Gjykatës”.

Kërkesën për paraburgim e kishte bërë Prokuroria Themelore në Pejë.

Në njoftim të Prokurorisë thuhet se ai nuk i është bindur aktvendimit të Gjykatës së Pejës për qëndrim në distancë. Në kërkesë, Prokuroria ka bërë të ditur se Sylaj e ka kërcënuar viktimën e se ia ka hedhur rrobat nga rrobalarësja në oborr të shtëpisë.

“Sipas kërkesës, më 25 tetor 2026, rreth orës 17:58, në rrugën “Mon Dedushaj”, në fshatin Vitomiricë, Komuna e Pejës, i pandehuri dyshohet se nuk i është bindur pikës I të dispozitivit të aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë, të datës 16 tetor 2026. Përkundër urdhrit të gjykatës që të mos ushtronte dhunë fizike apo psikike, të mos e pengonte lëvizjen e viktimës dhe të mos e ofendonte, shqetësonte apo kërcënonte atë, i pandehuri dyshohet se ka ushtruar sërish dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, tani të ndjerës A.Z., duke iu drejtuar me fjalë kërcënuese. Gjithashtu, dyshohet se ka marrë rrobat e vendosura nga viktima në rrobalarëse dhe i ka hedhur në oborrin e shtëpisë. Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”, nga neni 393, paragrafi 1, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të mërkurën Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë kombëtarenë Prishtinë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Mesazhi kryesor i protestës ishte: “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Vrasja e Arlinda Zekajt ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar kësaj të fundit kthimin në shtëpi, dhe tri ditë pas ankesës së saj në institucionet e drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

LEX | E vranë biznesmenin Bedri Rexhepi dhe ia fshehën trupin për mbi një vit – vëllezërit Vllasaliu sot para Supremes pas dënimit të përjetshëm

Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

Vazhdojnë hetimet për emailin nga Serbia që alarmoi shkollën në Leposaviq (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

“Unë nuk të pranoj më, nuk e kam obligim”, fjalët e policit drejtuar Arlinda Zekajt (VIDEO)

Rasti i Arlindës, Haradinaj kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie | Momenti