Këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomericë të Pejës.

Përmes një postimi në InstaStory, Gjata ka përcjellë një mesazh të fortë, duke theksuar se ajo që kërkonte Arlinda ishte e drejta themelore për të jetuar.
“Nuk kërkoi privilegj, hakmarrje apo mëshirë. Kërkoi vetëm të jetonte. Dhe fakti që një grua duhet të lutet për të drejtën më themelore të njeriut, është turpi më i madh i një shoqërie që pretendon se është e qytetëruar”.
“Sa Arlinda të tjera jetojnë sot mes nesh, të mbyllura pas dyerve, pas frikës dhe heshtje, duke shkruar letra që nesër mund të lexohen si testament?”, ka shkruar ajo./Klankosova.tv





