Deputeti i LDK-së Arben Gashi, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Vitomiricë ku u vra Arlinda Zekaj.

Dyshohet se ajo u privua nga jeta nga kunati i saj.
Gashi në fjalimin e tij, ngriti disa shqetësime lidhur me rastet e vrasjes së grave në Kosovë, sidomos për parandalimin e tyre.
“Ne në këtë Kuvend këtu, shumë herë kemi diskutu, shumë herë kemi debatu për çështjen që pajtohemi e nuk pajtohemi. Por, institucionet kanë memorie dhe kanë përgjegjësi dhe kanë llogaridhënie”, deklaroi Gashi në fjalimin e tij.




