​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese

​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese

​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), në kuadër të mandatit dhe kompetencave ligjore, ka filluar sot ndërmarrjen e veprimeve hetimore dhe verifikuese lidhur me mënyrën e trajtimit nga Policia e Kosovës të të gjitha rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

Sponsor 3M Express

Në një njoftim për media thuhet se këto veprime ndërmerren me autorizimin e Prokurorisë së Shtetit dhe kanë për qëllim verifikimin e plotë të veprimeve dhe procedurave të ndjekura nga zyrtarët policorë gjatë trajtimit të raportimeve të saj.

Në kuadër të këtij procesi, IPK thotë se do të shqyrtojë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të secilit raportim, si dhe veprimet e ndërmarra apo eventualisht të mos ndërmarra nga zyrtarët policorë përgjegjës, raporton KosovaPress.

Qëllimi i këtyre veprimeve është vlerësimi i ligjshmërisë dhe përputhshmërisë së veprimeve policore me procedurat dhe detyrimet ligjore, si dhe identifikimi i përgjegjësive eventuale individuale dhe institucionale, nëse konstatohen shkelje apo lëshime gjatë trajtimit të rasteve të raportuara.

Lexo edhe

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

Vanessa Trump zbulon simptomën e parë të kancerit të gjirit

​Rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj, IPK nis veprimet hetimore dhe verifikuese | Momenti