Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas raportimit të Gazetës Insajderi lidhur me jelekët anti-plumb me afat të skaduar dhe inspektimet e Inspektoratit Policor të Kosovës ndër vite lidhur me këtë çështje.

Ramadani me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka cituar përgjigjen e IPK’së për Insajderin, teksa e ka vlerësuar se kushtet e policisë janë, siç u shpreh ai, të mjerueshme, shkruan Insajderi.
“Dorëheqja nuk mjafton”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.
IPK i ka thënë Insajderit se gjatë pesë vjetëve të fundit, në së paku dhjetë inspektime ka ngritur shqetësime për furnizimin me jelekë anti-plumb, skadimin e afateve të përdorimit dhe nevojën për zëvendësimin e tyre. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi




