Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nesër në mëngjes, ministrja e Drejtësisë Donika Gërvalla Schwarz dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla do të mbajnë një konferencë të përbashkët lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Konferenca është planifikuar të fillojë në ora 9:00, transmeton Klankosova.tv
ZKM njoftoi se ka pranuar raportet e dy ministrive, ku tha se do të shqyrtohen në detaje.
“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale. /Klankosova.tv




