Raphinha u dërgon mesazh të qartë bashkëlojtarëve pas humbjes nga PSG-ja

Raphinha u dërgon mesazh të qartë bashkëlojtarëve pas humbjes nga PSG-ja

Raphinha u dërgon mesazh të qartë bashkëlojtarëve pas humbjes nga PSG-ja

Raphinha ka marrë rolin e liderit te Barcelona, duke u përpjekur të ngritë moralin e skuadrës pas humbjes 4-2 ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Sponsor 3M Express

Sulmuesi brazilian, i cili mban shiritin e kapitenit, ka mbajtur një fjalim në zhveshtore pas përfundimit të ndeshjes, duke u kërkuar bashkëlojtarëve të mos e humbin qetësinë dhe të vazhdojnë përpara, pavarësisht rezultatit zhgënjyes që i dha fund serisë prej 11 fitoreve radhazi të katalunasve.

“Është një humbje që mund ta përballojmë lehtësisht. Në ekip mbizotëron qetësia dhe ne do të vazhdojmë përpara”, ka qenë mesazhi i Raphinhas për skuadrën.

Braziliani ka vënë në pah edhe mungesat e rëndësishme për shkak të lëndimeve, duke shprehur bindjen se Barcelona ka potencial për të konkurruar me ekipet më të mira, kur i ka në dispozicion të gjithë lojtarët.

“Ekziston ndjesia se, pa lëndime dhe me një formacion titullar ku janë Rodri, Eric Garcia, Kounde e të tjerë, kjo skuadër mund të konkurrojë dhe të fitojë ndeshje të tilla”, ka deklaruar ai.

Kapiteni i Barcelonës ka insistuar se skuadra duhet të ruajë drejtimin e saj dhe të mos lejojë që humbja ndaj kampionëve francezë të ndikojë në vazhdimësinë e sezonit.

“Do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe do të bëjmë atë që duam”, ka shtuar Raphinha.

Ai ka vlerësuar gjithashtu paraqitjen e PSG-së, duke theksuar se, pavarësisht humbjes, Barcelona tregoi se mund të përballet me kundërshtarë të nivelit të lartë.

“Është një ekip i drejtuar shumë mirë. Pavarësisht rezultatit të sotëm, ne konkurruam mirë. Ishte një test i mirë që tregoi se mund të përballemi me ekipe të tilla”, ka përfunduar braziliani.

Barcelona tashmë duhet ta kthejë vëmendjen te sfida e radhës, pasi të dielën e pret një përballje vendimtare ndaj rivalit të përbetuar, Real Madridit, në kuadër të “El Clasicos”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrim me Facebookun

Meta dënohet me 25 miliardë dollarë për mashtrim me Facebookun

Ish-zyrtarët e Pentagonit pritet të dëshmojnë kundër Sekretarit amerikan të Luftës

Ish-zyrtarët e Pentagonit pritet të dëshmojnë kundër Sekretarit amerikan të Luftës

FIFA ndëshkon Spanjën pas thirrjeve anti-islame nga tifozët në ndeshjen ndaj Egjiptit

FIFA ndëshkon Spanjën pas thirrjeve anti-islame nga tifozët në ndeshjen ndaj Egjiptit