Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues

Rama ka ndarë edhe sot në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë me mbishkrime “Dialog”, por deri më sot ftesa e tij është refuzuar nga protestuesit të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.

Studentët dhe pedagogë kanë paralajmëruar për vijim të protestës.

Sponsor 3M Express

Kreu i Ekzekutivit ka shprehur gatishmërinë që të shqyrtojë çdo propozim të protestuesve për të adresuar shqetësimet e tyre dhe ka pohuar se qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur këtyre nevojave, duke e kthyer dëgjimin e qytetarëve në vendimmarrje dhe mbështetje reale.

Kryeministri ka deklaruar se buxheti i vitit 2027, të cilin do ta paraqesin së shpejti, përfshin masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët.

Rama ka nënvizuar se askush nuk mund të gjunjëzojë shtetin përmes dhunës apo duke u fshehur pas figurës së studentit.

Kryeministri ka theksuar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë së Shqipërisë do të përballet me përgjegjësi.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Projektligji për Byronë, GLPS kërkon adresimin e mangësive para votimit në lexim të dytë

Projektligji për Byronë, GLPS kërkon adresimin e mangësive para votimit në lexim të dytë

Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?

Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?

LDK, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit

LDK, e treta nga partitë për shpenzimet më të mëdha në tremujorin e fundit

Rama vijon thirrjen për dialog me studentët protestues | Momenti