Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka bërë sërish ftesë për dialog studentëve dhe të rinjve këtë të diel.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Rama ka bërë të ditur se ftesat për dialog janë vendosur sërish jashtë ambienteve të Kryeministrisë.
Në video shihet një tavolinë prej guri, mbi të cilën janë vendosur ftesat me mbishkrimin “Dialog”, ndërsa përreth saj janë vendosur karrige dhe ulëse prej guri.
Ndërkaq, studentët kanë refuzuar ftesat e mëparshme të kryeministrit, duke vazhduar të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e Ramës.




