Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për nisjen e punimeve për instalimin e rrjetit të kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën “Kosturi”.

“Sot nisën punimet për instalimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën ‘Kosturi’”, ka bërë të ditur Rama përmes një postimi në Facebook.
Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohje për punëtorët që janë çdo ditë në terren dhe kontribuojnë në realizimin e projekteve të Kryeqytetit.
“Mirënjohje e pafund për punëtorët që, çdo ditë janë në terren dhe i çojnë përpara projektet e Kryeqytetit në shërbim të qytetarëve!”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/




