Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Rama përsërit ftesën për dialog, paralajmëron ndëshkime ligjore për protestuesit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur të premten ftesën për dialog, duke vendosur sërish ftesat në ulëset prej betoni para Kryeministrisë dhe duke u bërë thirrje palëve që të ulen në tryezën e bisedimeve.

Sponsor 3M Express

Përmes një deklarate, Rama tha se është i gatshëm të dialogojë me këdo që beson se Shqipëria mund të bëhet më e mirë përmes shkëmbimit të pikëpamjeve, pavarësisht dallimeve.

“Përsëri, e përsëri e përsëri, ftesa për dialog dhe gatishmëria për të qenë me këdo qoftë që kërkon dhe beson në dialog është këtu”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se është i gatshëm të zhvillojë bisedime në çdo vend dhe në çdo kohë me ata që besojnë te dialogu dhe bashkëjetesa demokratike.

Megjithatë, kreu i qeverisë shqiptare kritikoi kundërshtimin që, sipas tij, shoqërohet me dhunë dhe forcë, duke thënë se këto forma nuk mund ta zëvendësojnë dialogun.

Rama foli edhe për protestat në kryeqytet, duke akuzuar organizatorët se e kanë marrë peng qytetin dhe se kanë vepruar në emër të studentëve, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësit do të përballen me pasoja ligjore.

“Kush e mori peng kryeqytetin […] duhet ta dijë se do të përgjigjet. Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, sipas shkallës së shkeljes së bërë”, deklaroi Rama.

Kryeministri nuk dha detaje të tjera lidhur me hapat konkretë që mund të ndërmerren, ndërsa në deklaratën e tij ritheksoi se dialogu mbetet, sipas tij, rruga për përballimin e dallimeve politike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

“Bankë e fshehur”, 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash – shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

“Bankë e fshehur”, 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash – shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

Luis Figo shpjegon pse transferimet moderne Real Madrid-Barcelona janë të pamundura

Luis Figo shpjegon pse transferimet moderne Real Madrid-Barcelona janë të pamundura

Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Vartësi i Belinda Ballukut sërish në SPAK, Ergys Verdho paraqitet në Prokurorinë e Posaçme