Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përsëritur ftesën për dialog drejtuar protestuesve, duke zgjedhur një mënyrë tjetër për ta përcjellë mesazhin e tij.

Sponsor 3M Express

Në një video të publikuar në rrjetet sociale mëngjesin e kësaj të enjteje, më 22 tetor, Rama shfaqet duke vendosur ftesat për dialog mbi stola prej betoni.

Ndryshe nga një ditë më parë, kur ftesat i kishte vendosur mbi karrige, këtë herë kryeministri ka zgjedhur një alternativë më të qëndrueshme, pasi karriget e përdorura më herët ishin thyer nga protestuesit.

Krahas videos, Rama ka shkruar vetëm fjalën “Mirëmëngjes”, duke e përsëritur kështu mesazhin e tij për dialog me protestuesit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Rama përsërit ftesën për dialog ndaj protestuesve, këtë herë zgjedh stolat prej betoni | Momenti