Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministrin e Brendshëm Ervin Demo dhe drejtues të Policisë së Shtetit, mbajti një konferencë për shtyp, ku foli për protestën në Tiranë, përplasjet e dhunshme dhe zhvillimet e fundit në kryeqytet.

Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi organizatorët dhe personat që morën pjesë në akte dhune, duke pretenduar se pas tyre qëndrojnë edhe ndikime të huaja.

Sponsor 3M Express

“Këto protesta janë paralajmëruar se do të ndodhin në çdo vend të botës, por asnjë parti politike nuk ka dalë të mbështesë dhunuesit dhe të hyjnizojë hordhitë e një mase me kapuçë të zinj, pas të cilëve nuk ka studentë që duan një Shqipëri të mirë, por ka njerëz të pashkollë që nuk dinë as nga vijnë, as nga shkojnë. Këta adhurojnë molotovët dhe llastiqet që godasin policët dhe pastaj u turren dyqaneve që mbajnë familjet. Kjo masë protestuesish ka nevojë për psikolog, një masë njerëzore vajzash dhe djemsh që vijnë nga periferitë dhe përdoren nga Antifa, nga shërbimet e huaja dhe nga armiqtë e Shqipërisë.

Rusia nuk është partnere e Shqipërisë, nuk e do Shqipërinë në BE. Rusia nuk i do të gjitha këto dhe nuk është aspak rastësi që babai ideologjik i Vladimir Vladimiroviçit atje në Kremlin del dhe përshëndet kombin shqiptar, përshëndet kombin shqiptar të ortodoksëve dhe të sufistëve, që më në fund po tregojnë se kush janë në të vërtetë dhe po i kundërvihen rendit demokratik europian.
Shqipëria është bërë pjesë e një sulmi të mirëkomanduar nga një forcë e verbër, e një organizate që është shpallur terroriste nga Donald Trump”, ka deklaruar Rama./Topchannel

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja | Momenti