Rama për protestat në Tiranë: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Rama për protestat në Tiranë: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Rama për protestat në Tiranë: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se qeveritë në një demokraci ndryshojnë përmes zgjedhjeve dhe jo përmes dhunës, duke përsëritur thirrjen për dialog me protestuesit në Tiranë.

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, Rama ka folur për kërkesat e protestuesve për përmirësimin e arsimit, luftën kundër korrupsionit dhe uljen e kostos së jetesës, duke thënë se shqetësimet e të rinjve janë të vlefshme dhe kërkojnë përgjigje konkrete.

Sponsor 3M Express

Ai ka paralajmëruar se buxheti i vitit 2027 do të përfshijë masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Po ashtu, ka thënë se është i gatshëm të shqyrtojë propozimet e studentëve dhe mësuesve, përfshirë ato që vijnë nga kritikët më të ashpër të qeverisë.

Megjithatë, Rama ka bërë dallim mes studentëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë dhe grupeve të protestuesve të maskuar, të cilët, sipas tij, përdorin dhunën gjatë protestave.

“Megjithatë, ekziston një vijë e qartë ndarëse midis studentëve që duan një të ardhme më të mirë dhe grupeve të mbuluara me kapuçë – përfshirë njerëz që i kam lidhur me lëvizjen Antifa – të cilët hedhin kokteje Molotov, sulmojnë ndërtesa publike dhe dëmtojnë pronën private”, ka deklaruar Rama.

Sa i përket kërkesave për luftimin e korrupsionit, kryeministri shqiptar ka thënë se kjo është përgjegjësi e institucioneve të drejtësisë dhe jo e personave që përdorin dhunën.

I pyetur nëse ka ndërmend të japë dorëheqje, Rama është përgjigjur negativisht, duke theksuar se qeveria ka marrë mandat nga qytetarët në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Jo. Në një demokraci, qeveritë ndryshojnë nëpërmjet zgjedhjeve, jo me kokteje molotovi. Populli shqiptar na dha një mandat të qartë vitin e kaluar dhe unë kam ndërmend ta zbatoj atë”, ka thënë ai.

Rama ka shtuar se kërkesa për dorëheqjen e tij është pjesë e jetës demokratike, por, sipas tij, askush nuk mund ta imponojë atë me forcë.

“Detyra ime është të dëgjoj ankesat e vlefshme, të mbroj të drejtat e qytetarëve dhe të vazhdoj punën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se nuk do të devijojë nga kjo detyrë për shkak të grupeve që, sipas tij, besojnë se dhuna është rruga më e shkurtër drejt pushtetit.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Renditja përfundimtare e top 10 të Topit të Artë: Kane, Mbappe… Ruiz

Renditja përfundimtare e top 10 të Topit të Artë: Kane, Mbappe… Ruiz

Alexia Putellas shpallet fituese e “Topit të Artë”

Alexia Putellas shpallet fituese e “Topit të Artë”

Harry Kane fiton “Topin e artë”

Harry Kane fiton “Topin e artë”