Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Kryeministri Edi Rama në një konferencë me policët, ka deklaruar se do të ketë 2500 euro për çdo efektiv policie që është në këtë front të protestës.

Sponsor 3M Express

Sipas kreut të shtetit, kjo u vendos kështu për të mos bërë asnjë diferencë, jo sipas pagës, e njëjta shumë për të gjithë.

“Nuk është diçka që po e them sot, si rezultat i kësaj që po ndodh, se jemi ulur përpara disa javësh, tani që po përgatisin buxhetin e ri, ministri e ka thënë dhe publikisht se ne do të rrisim në mënyrë të konsiderueshme pagën tuaj se në krye të herës, kur policinë e gjetëm të tradhtuar dhe të braktisur me disa këtu që shtynin makinat se mbaronte karburanti  në rrugë bëmë rritje të konsiderueshme atëherë, për ti thënë policinë se ju jeni themeli i shtetit. Por në vite e vërteta është se nuk e kemi rritur aq sa duhet pagën tuaj. Po bisedonim para disa javësh”, shkruan tch.

“Kështu me buxhetin e ri nga janari, pagën tuaj do ta rrisin në mënyrë të konsiderueshme. Nga ana tjetër, për të gjithë rezistencën, sakrificën, kurajon dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin po i dilni përballë jo vetëm këtyre por edhe atyre që nëpër ekrane masakrojnë policinë, kërkojnë që policia të dorëzohet, e do tu vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front sepse keni jo vetëm stresin por edhe nevojën për të shpenzuar në këtë moment në gjëra ekstra. Dhe vendosëm kështu për të bërë mos bërë asnjë diferencë.”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Rama: Nga janari do të rrisim dhe rrogat, 2 mijë e 500 euro shtesë për çdo efektiv në front | Momenti