Rama në konferencë me Kos: 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë! – 2030 në BE

Rama në konferencë me Kos: 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë! – 2030 në BE

Rama në konferencë me Kos: 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë! – 2030 në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se vendi do të përfitojë 15 për qind fonde shtesë nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, përmes rishpërndarjes së mjeteve që vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk kanë arritur t’i përthithin.

Sponsor 3M Express

Këtë e bëri të ditur Rama në një konferencë të përbashkët me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ku foli edhe për përfitimet ekonomike nga procesi i integrimit evropian.

Ai njoftoi se qytetarët shqiptarë kanë kursyer 20 milionë euro gjatë 11 muajve, falë përfshirjes në sistemin evropian të pagesave SEPA, ndërsa potenciali i kursimeve mund të arrijë deri në 71 milionë euro në vit, transmeton Klankosova.tv

Rama bëri të ditur gjithashtu se Shqipëria synon që gjatë vitit 2027 të arrijë uljen e tarifave të roaming-ut me vendet e Bashkimit Evropian.

Duke folur për procesin e integrimit, kryeministri tha se Shqipëria synon ta bëjë vitin 2027 një periudhë të rëndësishme në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai theksoi se qeveria do t’i përmbushë të gjitha detyrimet dhe reformat e kërkuara, duke shtuar se ato janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit dhe të brezave të rinj.

“Ne kemi një qartësi të plotë për vitin 2027. Komisionerja thotë se 2027-a do të jetë viti i Shqipërisë për Komisionin Evropian. Për ne, çdo vit është viti i Shqipërisë dhe nuk ka si të jetë viti i dikujt tjetër”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se Shqipëria nuk kërkon favore nga Brukseli, por synon të përmbushë të gjitha detyrimet në procesin e integrimit evropian.

Rama theksoi se objektivi i Shqipërisë është anëtarësimi në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, duke e cilësuar këtë si datën që duhet të udhëheqë angazhimin politik të vendit.

“Ua kam thënë kur as Marta nuk e thoshte, 2030 është viti që duhet të kemi ndër mend sa herë merremi me politikë. 2030 në BE, të tjerat vijnë pas kësaj”, deklaroi Rama.

/Klankosova.tv

Lexo edhe

“Ma keq për jetën tem s’ka pasë kurrë”, vëllai i Jakup Krasniqit flet për përjetimet (VIDEO)

“Ma keq për jetën tem s’ka pasë kurrë”, vëllai i Jakup Krasniqit flet për përjetimet (VIDEO)

Biznesmeni me nofkën “Over Size” në pranga, zbulohet laboratori gjigant i narkotikëve

Biznesmeni me nofkën “Over Size” në pranga, zbulohet laboratori gjigant i narkotikëve

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE – është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE – është urgjente