​Rama kërkon nga ministrat dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

​Rama kërkon nga ministrat dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

​Rama kërkon nga ministrat dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama raportohet se ka kërkuar nga ministrat që të nisin një proces largimi të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protestat në Tiranë.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Top Channel, Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva e Malit të Zi, duke u kërkuar që të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Në ditë në vijim pritet që ky vendim të komunikohet publikisht nga kryeministri Rama, i cili nuk dihet nëse e ka marrë për të qetësuar zemërimin e protestuesve apo për të paralajmëruar zgjedhje të parakohshme.

Një javë më parë, Rama ka paralajmëruar masa ndaj drejtuesve të administratës që nuk respektojnë afatet për t’u dhënë përgjigje qytetarëve dhe për zgjidhjen e problematikave të tyre.

“Kur ti i vonon dhe del nga afati, ti duhet të marrësh koston tënde dhe këtë gjë ne do ta bëjmë me ligjin e Pasqyrës, në të cilin ne do të përcaktojmë se çdo shkelje afati duhet të ketë përgjegjësin dhe përgjegjësi duhet të marrë koston”, deklaroi ai.

Lexo edhe

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë

“Mbi 500 tema diplome me sukses” – nga Bachelor deri në Doktoraturë, reklamat që ngrenë alarmin për integritetin akademik në Kosovë

Kosova U16 e nis me fitore Ligën Rajonale në hendboll

Kosova U16 e nis me fitore Ligën Rajonale në hendboll

Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: Si po ndihesh tani?

Nasim Haradinaj kritikon Përparim Grudën për Ligjin e Speciales: Si po ndihesh tani?

​Rama kërkon nga ministrat dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve | Momenti