Pasi kryeministri Albin Kurti foli për Lojërat Mesdhetare 2030 dhe rrezikun e humbjes së organizimit të tyre nga Kosova, duke aluduar te kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, se nuk po e ka “kollaj” të shtyhet me dikë që “nuk bën mirë” dhe se bashkëpunimi s’është i mirë me Komunën e Prishtinës.

Për këtë deklaratë ka reaguar Rama, i cili tha se arsyeja pse është anuluar takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është përgjegjësia e Qeverisë së Kurtit që s’i ka kryer pagesat, s’i ka dërguar emrat e delegacionit e s’i ka kthyer email-at.
Postimi i Ramës:
Kryeministër, paske provu me ia bartë Prishtinës fajin për dështimin potencial të “Lojërave Mesdhetare”!
Në komunikimin e fundit, “Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare” thotë se takimi është anulu për këto arsye!
- Pagesa s’është kry.
- Emrat e delegacionit s’janë dërgu.
- Nuk jeni përgjigjë në email-a.
Kush ka pasë me i bo këto?
- Qeveria.
- Qeveria.
- Qeveria.
Qikaq e thjeshtë është!
Burimi: Insajderi





