Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

Rama: I dyshuari për tjetërsimin e pronave nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me arrestimin e një personi të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, në një rast që lidhet me regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi tjetër.

Sponsor 3M Express

Rama ka sqaruar se personi i arrestuar nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës, por punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe është në varësi të Ministrisë së Kulturës.

“Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta.

“Prandaj, raportimet që e paraqesin atë si punonjës të Komunës së Prishtinës janë të pasakta!”, ka theksuar Rama.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, një person ishte arrestuar më 11 nëntor nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve dhe keqpërdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas Policisë, i dyshuari dyshohet se kishte vërtetuar dokumente të dyshuara, përmes të cilave një person tjetër kishte arritur të regjistronte tri prona komunale në emrin e tij.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai ishte dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo edhe

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Carrick i jep lamtumirën Manchester Unitedit me një letër për tifozët: Do të jem gjithmonë krenar

Nën jorgan, Olechka dhe Fuego më të afërt se kurrë

Nën jorgan, Olechka dhe Fuego më të afërt se kurrë

Ukraina vazhdon të “fortifikojë” kufirin me Bjellorusinë

Ukraina vazhdon të “fortifikojë” kufirin me Bjellorusinë