Ivan Rakitic ka vlerësuar planin taktik të Jose Mourinhos ndaj Barcelonës, duke theksuar se Real Madridi arriti t’ia vështirësonte ndjeshëm lojën skuadrës katalanase.

Sipas Rakiticit, madrilenët u përqendruan veçanërisht në neutralizimin e lojës nga krahët, duke e pasur në fokus edhe yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.
Ai ka thënë se Yamal shpesh përballej me dy ose tre lojtarë të Real Madridit njëkohësisht, gjë që ia vështirësoi krijimin e rasteve dhe zhvillimin e lojës së zakonshme Barcelonës.
“Real Madridi arriti t’ia ndalte Barcelonës lojën nga krahët. Lamine Yamal pati shumë vështirësi, sepse gjithmonë kishte dy ose tre lojtarë pranë tij. Barcelona e pati të vështirë ta zhvillonte lojën e saj. Plani i Mourinhos funksionoi pothuajse në mënyrë të përsosur!”, është shprehur Rakitic.
Kujtojmë se Real Madridi mbrëmë triumfoi me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”, në një përballje ku skuadra madrilene arriti të marrë fitoren ndaj rivalit të saj të përbetuar.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




