Rahoveci 029 mposht Vëllaznimin në një sfidë dramatike

Rahoveci 029 mposht Vëllaznimin në një sfidë dramatike

Rahoveci 029 mposht Vëllaznimin në një sfidë dramatike

Ndeshja u karakterizua nga rivaliteti i madh dhe emocione të shumta deri në sekondat e fundit, kur skuadra gjakovare pati mundësinë për ta përmbysur rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte rastin vendimtar.

Vëllaznimi u afrua në vetëm një pikë diferencë pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Kentrell Pullian, duke e bërë përmbylljen e takimit edhe më dramatike.

Sponsor 3M Express

Dy sekonda para fundit, Meriton Ismaili tentoi të shënonte për tri pikë, me synimin për t’ia siguruar fitoren Vëllaznimit, por gjuajtja e tij nuk përfundoi në kosh. Kështu, Rahoveci 029 arriti ta ruante epërsinë minimale dhe të festonte një fitore të rëndësishme para tifozëve të tij.

Pjesa e parë ishte mjaft e baraspeshuar, ndërsa Vëllaznimi shkoi në pushim me një pikë epërsi, 51:50. Edhe pas rikthimit në parket, të dyja skuadrat vazhduan të zhvillonin lojë të fortë dhe të barabartë, por në fund vendosi qetësia e vendasve në momentet vendimtare.

Lojtari më i dalluar te Rahoveci 029 ishte Mika Adams, i cili realizoi 37 pikë, duke shtuar edhe shtatë kërcime e gjashtë asistime. Kontribut të rëndësishëm dha edhe Kareem Rozier me 29 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Në anën tjetër, te Vëllaznimi u dallua Kentrell Pullian, i cili e përfundoi ndeshjen me 29 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Me këtë rezultat, Rahoveci 029 regjistroi fitoren e dytë radhazi, ndërsa Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë njëra pas tjetrës. 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive