Rahoveci 029 fiton në frymën e fundit ndaj Vëllaznimit pas një përfundimi dramatik

Rahoveci 029 fiton në frymën e fundit ndaj Vëllaznimit pas një përfundimi dramatik

Rahoveci 029 fiton në frymën e fundit ndaj Vëllaznimit pas një përfundimi dramatik

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore dramatike ndaj Vëllaznimit të Gjakovës, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 100:99 në kuadër të xhiros së gjashtë të kampionatit.

Sponsor 3M Express

Ndeshja u vendos në sekondat e fundit, kur Vëllaznimi pati mundësinë ta përmbyste rezultatin, por nuk arriti ta shfrytëzonte rastin vendimtar.

Gjakovarët u afruan në vetëm një pikë diferencë pas dy gjuajtjeve të lira të realizuara nga Kentrell Pullian, duke e bërë përfundimin e takimit edhe më dramatik.

Vetëm dy sekonda para fundit, Meriton Ismaili pati mundësinë të shënonte për tri pikë dhe t’i jepte fitoren Vëllaznimit, por gjuajtja e tij nuk përfundoi në kosh. Kështu, Rahoveci 029 arriti ta ruante epërsinë minimale dhe të festonte një fitore të rëndësishme.

Pjesa e parë ishte mjaft e barabartë, me Vëllaznimin që shkoi në pushim me epërsi minimale, 51:50. Edhe në pjesën e dytë, të dy skuadrat zhvilluan një përballje të luftuar, ndërsa në fund fitorja i takoi Rahovecit 029.

Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Rahovecin 029, ndërsa Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë radhazi.

Më i dalluari te Rahoveci 029 ishte Mika Adams, i cili shkëlqeu me 37 pikë, shtatë kërcime dhe gjashtë asistime. Kontribut të madh në fitore dha edhe Kareem Rozier me 29 pikë, tri kërcime dhe tri asistime.

Te Vëllaznimi, Kentrell Pullian ishte ndër lojtarët më të mirë, duke e mbyllur ndeshjen me 29 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime./Telegrafi/

Lexo edhe

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

Samsung pritet të prezantojë Galaxy W27 më 29 tetor, model luksoz për tregun kinez

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

BBC: Studentët sfidojnë pushtetin e Vuçiqit, Serbia përballë zgjedhjeve vendimtare

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Protestat e së shtunës në Tiranë përmes fotografive

Rahoveci 029 fiton në frymën e fundit ndaj Vëllaznimit pas një përfundimi dramatik | Momenti