Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria

Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria

Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka paralajmëruar se inflacioni në Kosovë mund të vazhdojë të rritet, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën e çmimeve mbi qytetarët dhe bizneset.

Në emisionin FIVE, Rafuna ka thënë se Oda Ekonomike ka kërkuar nga Qeveria një paketë masash për zbutjen e inflacionit, veçanërisht pas rritjes së çmimeve të derivateve të naftës.

Sponsor 3M Express

Ai ka përmendur si mundësi uljen e akcizës dhe të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), duke theksuar se masa të tilla janë ndërmarrë edhe nga disa vende të Bashkimit Evropian.

“Te inflacioni na si Odë Ekonomike, qysh me lëvizjen e çmimeve të derivateve, kemi kërku nga Qeveria që të ndërmerrë një paketë që do ta ndihmon zbutjen e inflacionit. Nuk është një zbulim që e kemi bo ne si Odë, ose si Kosovë. Shumë vende të Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë veprime për uljen e tatimit akcizës, ose lëvizjen e tatimit të vlerës së shtuar”, ka theksuar ai.

Sipas Rafunës, nëse nuk ka mundësi që masat të zbatohen në të gjithë ekonominë, së paku duhet të ndihmohen sektorë të caktuar, si transporti dhe ujësjellësi, me qëllim të zbutjes së ndikimit të rritjes së çmimeve.

Rafuna ka thënë se shqetësimi i Odës Ekonomike lidhet edhe me mundësinë e rritjes së mëtejshme të inflacionit.

Ai ka përmendur gjithashtu pritjet për rritjen e kërkesës për energji elektrike dhe gaz gjatë vjeshtës dhe dimrit, që sipas tij mund të shtojnë presionin mbi çmimet.

Për këtë arsye, Rafuna ka kërkuar që institucionet të veprojnë sa më shpejt dhe të mblidhet Këshilli Kombëtar Ekonomik, për të shqyrtuar masat që mund të ndërmerren për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset të përballojnë rritjen e kostos së jetesës.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Barcelona ankohet në UEFA për koreografinë e tifozëve të PSG-së: E dhunshme dhe fyese

Barcelona ankohet në UEFA për koreografinë e tifozëve të PSG-së: E dhunshme dhe fyese

Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë

Arrestohet i dyshuari për tentim-grabitje në një barnatore në Pejë

31 vjet nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, familja kërkon drejtësi

31 vjet nga rrëmbimi i Remzi Hoxhës, familja kërkon drejtësi

Rafuna paralajmëron rritje të inflacionit në Kosovë, kërkon masa nga Qeveria | Momenti