Autobusë me qytetarë serbë nga komuna e Zubin Potokut janë nisur drejt Ribariqit, fshat që i përket komunës së Tutinit në Serbi, për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po zhvillohen sot në këtë vend.

Autobusi i parë me votues nga Zubin Potoku është nisur drejt Ribariqit, ndërsa transporti i qytetarëve po organizohet në mënyrë të koordinuar, siç shihet me anë të një videoje në Facebook, transmeton Klankosova.tv
Qendrat e votimit në Serbi janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Për qytetarët serbë nga Kosova që kanë të drejtë vote në Serbi janë caktuar 60 vendvotime, të cilat gjenden në Vranjë, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.




