QKUK: Onkologjia ka furnizim të rregullt me Keytruda, jo të gjithë pacientët i plotësojnë kriteret për ta marrë

Klinika e Onkologjisë në QKUK ka bërë të ditur se aktualisht ka furnizim të rregullt me barin imunoterapeutik Keytruda (Pembrolizumab), duke sqaruar se medikamenti u jepet pacientëve që i plotësojnë kriteret e përcaktuara në Listën e Barnave Esenciale.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të QKUK-së, ky bar mbulohet nga lista për pacientët me kancer të mushkërive me PD-L1 mbi 10%, në kombinim me kimioterapi, si dhe për pacientët me melanomë malinje të stadit III.

Klinika ka sqaruar edhe rastin e një pacienteje me kancer të qafës së mitrës, për të cilën është kërkuar informacion dhe rasti është bërë publik në media.

Sipas QKUK-së, pacientja fillimisht ishte trajtuar me rrezatim dhe kimioterapi, por pas një periudhe sëmundja kishte përparuar dhe ishin shfaqur metastaza. Ajo kishte vazhduar trajtimin me kimioterapi, por pa ndalur përparimin e sëmundjes.

Pas vlerësimit nga mjekët dhe testimit për PD-L1, pacientja kishte nisur një linjë tjetër trajtimi, me kimioterapi dhe imunoterapi përmes Pembrolizumab-it.

QKUK-ja thotë se, përveç Pembrolizumab-it, barnat e tjera të këtij kombinimi i janë dhënë pacientes në Klinikën e Onkologjisë.

“Pacientes i janë shpjeguar mundësitë e trajtimit dhe është informuar se medikamentin duhet ta sigurojë vetë. Me pëlqimin e saj, ajo ka vendosur ta fillojë këtë trajtim dhe i ka siguruar vetë barnat për dy ciklet e para”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, sipas Klinikës, edhe pas dy cikleve të trajtimit sëmundja kishte vazhduar të përparonte, për çka pacientja aktualisht është vendosur në trajtim paliativ me rrezatim.

Në fund, QKUK-ja ka theksuar se fakti që ky indikacion nuk mbulohet nga Lista e Barnave Esenciale nuk do të thotë se bari mungon në Klinikë.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, Klinika e Onkologjisë ka pasur furnizim me Pembrolizumab dhe të gjithë pacientët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara në LBE e kanë marrë terapinë pa pasur mungesë të këtij medikamenti”, thuhet në komunikatë.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Pas rastit të Arlinda Zekajt, një tjetër grua rrëfen për dhunën në familje: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta

Pas rastit të Arlinda Zekajt, një tjetër grua rrëfen për dhunën në familje: Burri më goditi me shufër metalike, mua dhe fëmijëve po na rrezikohet jeta

Pse Trump vendosi të ndërpresë financimin e Izraelit? A është arsyeja El-Sayed, myslimani i parë që mund të hyjë në Senat?

Pse Trump vendosi të ndërpresë financimin e Izraelit? A është arsyeja El-Sayed, myslimani i parë që mund të hyjë në Senat?

Krasniqi: Institucionet e shtetit janë mbush me kusheri, dajë, teze e halla – e dhimbshme se si është shëndrru në çiflig

Krasniqi: Institucionet e shtetit janë mbush me kusheri, dajë, teze e halla – e dhimbshme se si është shëndrru në çiflig