Qindra mijëra ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve ruse, thotë Zelensky

Qindra mijëra ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve ruse, thotë Zelensky

Qindra mijëra ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve ruse, thotë Zelensky

Qindra mijëra ukrainas kanë mbetur pa energji elektrike këtë mëngjes, pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike në katër rajone të vendit gjatë natës, bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sponsor 3M Express

Ai tha se sulmet kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, ndërsa paralajmëroi se Rusia po përpiqet të shfrytëzojë mungesën e raketave interceptuese për mbrojtjen ajrore.

“Intensiteti i sulmeve është shumë i lartë dhe rusët po synojnë ta shfrytëzojnë maksimalisht mungesën e raketave interceptuese kundër raketave balistike”, deklaroi Zelensky, transmeton Telegrafi.

Ukraina vazhdon të përballet me mungesa kritike të raketave interceptuese për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të cilat janë ndër mjetet e pakta të afta për të rrëzuar raketat balistike.

Marrëveshja e njoftuar këtë javë, që i mundëson Ukrainës blerjen e 500 raketave interceptuese nga Shtetet e Bashkuara, është mirëpritur nga Kievi. Megjithatë, sipas kushteve aktuale, dërgesat e para pritet të mbërrijnë pas disa vitesh.

Zelensky bëri të ditur se vetëm gjatë javës së fundit Rusia ka lëshuar kundër Ukrainës 1 mijë e 940 dronë sulmues, më shumë se 1 mijë e 580 bomba ajrore të drejtuara dhe 44 raketa të llojeve të ndryshme, përfshirë 36 raketa balistike.

Ai paralajmëroi se Moska po mbështetet gjithnjë e më shumë te raketat balistike gjatë këtij dimri, kur pritet të intensifikojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, me synimin për të ushtruar presion mbi popullsinë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Nga ‘The Hunger Games’ te ‘Rocky’, 12 filmat që pritet të shënojnë muajin nëntor

Befason klubi i njohur spanjoll, synon transferimin e Vedat Muriqit në janar

Befason klubi i njohur spanjoll, synon transferimin e Vedat Muriqit në janar

Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan – arrestohet 65-vjeçari, dyshohet për vrasjen e djalit dhe foshnjës

Detaje të reja nga tragjedia në Gjilan – arrestohet 65-vjeçari, dyshohet për vrasjen e djalit dhe foshnjës