Qeveria pas dënimit të Thaçit: Drejtësia duhet të jetë e besueshme, rezervat ndaj Speciales mbeten të qëndrueshme

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë.

Sponsor 3M Express

Në një komunikatë të dërguar mediave, Qeveria ka bërë të ditur se kritikat dhe rezervat e saj ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të pandryshuara, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

“Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë”, thuhet në reagimin e Qeverisë.

Më tej, Qeveria thekson se besimi në sistemin e drejtësisë nuk varet vetëm nga vendimet që merren, por edhe nga mënyra se si arrihet deri te ato.

“Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet tutje në reagim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Tensioni i lartë mund të paralajmërojë sëmundjen e veshkave, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Tensioni i lartë mund të paralajmërojë sëmundjen e veshkave, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Shifër marramendëse, Big Brother VIP Kosova 5 arrin 1 miliard shikime në vetëm 17 ditë

Shifër marramendëse, Big Brother VIP Kosova 5 arrin 1 miliard shikime në vetëm 17 ditë

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik

Presidentja Shiroka Pula priti ambasadorin slloven, në fokus bashkëpunimi bilateral dhe integrimi euroatlantik