Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen janë projektligjet për ratifikimin e marrëveshjeve me Suedinë për ekstradim, ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale dhe transferimin e personave të dënuar, si dhe traktati me Belgjikën për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale.
Në mbledhje pritet të shqyrtohet edhe propozimi për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës, raporti vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2025 dhe draft-raporti për vlerësimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës.

Në rend dite janë edhe propozimet për shpronësimin e pronave që preken nga projektet infrastrukturore, përfshirë rrugën Korishë–Kabash, rrugën tranzit në Klinë dhe segmentin Banullë–Bresalc të autostradës Prishtinë–Gjilan–Dheu i Bardhë.
Burimi: RTKLive




