“Propozim buxheti për vitin 2027, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 395,4 miliardë denarë, që është 5,7 për qind më shumë krahasuar me vitin 2026, përderisa shpenzimet e përgjithshme janë projektuar në 440,4 miliardë denarë (7 miliardë e 219 milionë eruo), që është për 4,8 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2026″, deklaroi sot në konferencën për shtyp ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Ajo theksoi se Buxhetin për vitin 2027 e përgatitën në kushte të rrethanave të paqarta ndërkombëzare ekonomike dhe rreziqeve eksterne, për ç’shkak vëmendje e posaçme iu kushtua realitetit të projeksioneve, qëndrueshmërisë së shpenzimeve dhe shfrytëzimit efikas të mjeteve publike.
”Deficiti buxhetor është planifikuar në 45 miliardë denarë, përkatësisht 3,5 për qind të BPV-së, dhe është në pajtim me Strategjinë fiskale për periudhën 2027-2031. Kjo do të thotë se mbetemi në përcaktimin e konsolidimit gradual fiskal, me qëllim të qartë për tejkalimin e deficitit buxhetor dhe stabilizimit të borxhit publik, pa hequr dorë me atë rast nga prioritetet zhvillimore”, tha ministrja.
Ajo nënvizoi se posaçërisht segment i rëndësishëm në Buxhetin për vitin 2027 janë investimet kapitale. “Për shpenzime kapitale janë planifikuar 40,8 miliardë denarë. Përcaktimi ynë është këto mjete të kahëzohen drejt projekteve të cilat krijojnë vlerë afatgjate, e përmirësojnë infrastrukturën dhe kontribuojnë për shërbime më cilësore publike”, theksoi ajo.
Në anën e të ardhurave, theksoi Dimitrieska Koçoska, shpenzimet tatimore janë projektuar në 223,1 miliardë denarë, që paraqet rritje prej 6,4 për qind.
“Politika tatimore do të mbetet e parashikueshme, me fokus në përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, uljen e evazionit fiskal dhe dixhitalizimin e proceseve tatimore. Me Buxhetin e vitit 2027, ne sigurojmë financim të rregullt dhe të pandërprerë të të gjitha detyrimeve ligjore dhe kontraktuale të shtetit”, theksoi ajo.
Ministrja theksoi se me Buxhetin sigurohen fonde për rritjen e rrogave në sektorin publik, më shumë para për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi i vendit në NATO, me fonde të planifikuara për mbrojtje në vlerë prej 2 përqind të BPV-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse, modernizimin dhe pajisjen e Armatës.
Prioritet i veçantë, theksoi ajo, mbetet siguria sociale e qytetarëve. Ajo theksoi se janë parashikuar 220,8 miliardë denarë për transfere sociale, që është një rritje prej 4,1 për qind, nga të cilat 123,8 miliardë denarë janë për pagesa pensionesh, ose një rritje prej 4,8 për qind, në përputhje me harmonizimin ligjor.
“-Për mbrojtje sociale të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve janë planifikuar 14,3 miliardë denarë, ndërsa për politika dhe masa aktive të punësimit janë planifikuar 2,9 miliardë denarë. Për kujdesin shëndetësor janë parashikuar 3,9 miliardë denarë më shumë në krahasim me këtë vit. Gjithashtu, për komunat janë planifikuar transferta në vlerë prej rreth 36 miliardë denarësh përmes bllok-granteve dhe granteve të TVSH-së. Një segment veçanërisht i rëndësishëm i Buxhetit të vitit 2027 janë investimet kapitale. 40,8 miliardë denarë janë planifikuar për shpenzime kapitale. Vendosmëria jonë është që këto fonde të drejtohen në projekte që krijojnë vlerë afatgjatë, përmirësojnë infrastrukturën dhe kontribuojnë në shërbime publike më cilësore. Në këtë drejtim, nuk është e rëndësishme vetëm shuma e fondeve të planifikuara, por edhe zbatimi i tyre. Fokusi ynë është në zbatimin në kohë të projekteve dhe rezultate konkrete në terren”, tha Dimitrieska Koçoska.




