Qasja në Starlink në Ukrainë është vendim i Elon Musk, jo i Shtëpisë së Bardhë – thotë Rubio

Qasja në Starlink në Ukrainë është vendim i Elon Musk, jo i Shtëpisë së Bardhë – thotë Rubio

Qasja në Starlink në Ukrainë është vendim i Elon Musk, jo i Shtëpisë së Bardhë – thotë Rubio

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, deklaroi të mërkurën se vendimet lidhur me qasjen e Ukrainës në Starlink varen nga SpaceX dhe Elon Musk, e jo nga Shtëpia e Bardhë.

Sponsor 3M Express

Këto komente lënë të kuptohet se Musk mund ta ketë kufizuar qasjen e Kievit në këtë shërbim.

Gazeta “The Wall Street Journal” raportoi të martën se Musk kishte urdhëruar ngadalësimin e një versioni ushtarak të Starlink-ut, të cilin Ukraina e përdor për t’u mbrojtur kundër sulmeve me raketa nga Rusia.

“The Wall Street Journal” citoi një burim sipas të cilit Musk, Presidenti Donald Trump dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e kishin diskutuar çështjen paraprakisht, ndërsa dy burime të tjera thanë se Musk dhe presidenti e diskutuan këtë çështje në ditët pas ngadalësimit.

“Nuk jam në dijeni nëse kemi qenë të informuar për këtë vendim paraprakisht. Por kjo nuk ka rëndësi”, u tha Rubio gazetarëve gjatë një vizite në Indi.

“Thelbi është se kjo çështje rregullohet nga një kontratë private tregtare, e cila përcakton se si mund të përdoret teknologjia e tyre dhe me çfarë shpejtësie lejohet përdorimi i saj”.

“Reuters” ka cituar dy zyrtarë amerikanë dhe një zyrtar perëndimor, të informuar mbi çështjen, të cilët thonë se vendimi, në fund të fundit, erdhi nga Shtëpia e Bardhë.

Këtë version e pohoi edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por administrata e mohoi atë.

Komentet e Rubios pritet t’i shtojnë shqetësimet në Uashington lidhur me ndikimin e madh që ka Musk mbi politikën e jashtme të SHBA-së.

Ato gjithashtu shënojnë një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e administratës.

Trump ka deklaruar publikisht se beson që as ai, as Musk nuk qëndrojnë pas këtij ngadalësimi.

Të shtunën, para nisjes për një vizitë në Uzbekistan dhe Indi, Rubio kishte thënë se askush nuk e kishte urdhëruar ngadalësimin – një deklaratë që shkaktoi kritika nga ligjvënës të të dyja partive.

“Nuk jam i sigurt nëse Zelensky e di saktësisht për çfarë flet, por nuk ishte diçka e qëllimshme”, tha Rubio në atë kohë.

“Ne nuk kemi asnjë lidhje me këtë. Shtetet e Bashkuara – askush nuk dha urdhër që shpejtësia e Starlink-ut të ngadalësohej. Ndodhi disi, por me sa kuptoj unë, gjendja është rikthyer në normalitet”, tha Rubio. /Telegrafi/

Lexo edhe

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

Shtetet e Gjirit mbajnë takim të jashtëzakonshëm në Riad për të forcuar koordinimin dhe gatishmërinë ushtarake

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

ATK-ja identifikon dhjetëra raste të dyshuara të falsifikimit të vërtetimeve

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Komisioni për Buxhet nuk e miraton amendamentin për 1 milion euro për protezat e invalidëve të luftës

Qasja në Starlink në Ukrainë është vendim i Elon Musk, jo i Shtëpisë së Bardhë – thotë Rubio | Momenti