Pyetjet parlamentare: “Sterilizimi” i grave nxeh debatin në Kuvend (VIDEO)

Pyetjet parlamentare: “Sterilizimi” i grave nxeh debatin në Kuvend (VIDEO)

Pyetjet parlamentare: “Sterilizimi” i grave nxeh debatin në Kuvend (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës u karakterizua nga përplasjet mes pozitës dhe opozitës, me diskutime për Projektligjin për fertilizimin e asistuar mjekësor, punësimet e familjarëve dhe organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Sponsor 3M Express

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, kritikoi Projektligjin për fertilizimin, duke pretenduar se disa nga dispozitat e tij cenojnë të drejtat e grave dhe fëmijëve. Ai përmendi edhe çështjen e surrogacisë dhe sterilizimit të vajzave 18-vjeçare.

Deklaratat e tij u ndërprenë nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila i kërkoi të kishte kujdes me gjuhën e përdorur në seancë.

Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti i kundërshtoi pretendimet e Rrahmanit, duke i cilësuar si ankesa në emër të grave të Kosovës. Pas kësaj, deputetit të PDK-së nuk iu lejua ta vazhdonte fjalën.

Në një tjetër përballje, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ia rikujtoi Kurtit një deklaratë të vitit 2019, kur kishte thënë se farefisi është për dasma, duke e pyetur nëse vazhdon të ketë të njëjtin qëndrim.

Kurti u përgjigj se as vëllezërit dhe as prindërit e tij nuk kanë ardhur në ndërtesat e institucioneve. Megjithatë, nga opozita u përmendën edhe emra të familjarëve të bashkëpartiakëve të tij, për të cilët u pretendua se janë punësuar në institucione publike.

Kritikat ndaj kryeministrit vazhduan edhe për çështje të tjera. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ngriti shqetësime lidhur me zhvillimet në vend, ndërsa Teuta Haxhiu e pyeti Kurtin për masat që po ndërmerren për të mos rrezikuar organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Për këtë çështje, Kurti tha se Qeveria do të bëjë më të mirën për realizimin e projektit, duke përmendur edhe mosmarrëveshjet me Komunën e Prishtinës.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Lexo edhe

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

Dugolli: Rritja e investimeve në siguri ka ndikuar në besimin e qytetarëve

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

UEFA dënon FFK-në me 42 mijë euro gjobë, pezullohet edhe një sektor i “Fadil Vokrrit

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK

“Është larg, laaarg prej nevojave të qytetarëve”, Tahiri kritikon investimet në QKUK