“Putini është vrasës gjakftohtë, nuk mund të shtiret si viktimë” – deklarata e fortë e ministrit britanik

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e cilësuar atë si një “vrasës gjakftohtë” dhe duke e akuzuar për vazhdimin e sulmeve ndaj Ukrainës, pavarësisht deklaratave për paqe.

Sponsor 3M Express

Gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev, Streeting deklaroi se Putini nuk ka asnjë arsye ta paraqesë veten si viktimë, pasi Rusia është agresorja në këtë luftë.

“Të gjithë ne, në mbarë botën, duhet ta gjykojmë Putinin jo nga fjalët, por nga veprimet e tij”, deklaroi ministri britanik.

Ai kritikoi pjesëmarrjen e presidentit rus në samitet ndërkombëtare, ku flet për paqe, ndërkohë që, sipas tij, sulmet ndaj Ukrainës vazhdojnë.

“Nuk ka kuptim që Putini të paraqitet në samite ndërkombëtare, të ecë mbi tapetin e kuq dhe të flasë për paqe, nëse në ditët që pasojnë shohim bombardime të rënda, veçanërisht ndaj infrastrukturës civile”, theksoi Streeting.

“Ne në Evropë e dimë saktësisht me kë kemi të bëjmë. Siç e kam thënë edhe më parë, ai është një vrasës gjakftohtë”, shtoi ai.

Deklaratat e ministrit britanik vijnë pasi edhe presidenti ukrainas Zelensky e cilësoi Putinin si “vrasës” gjatë një interviste për CNN. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit në Lipjan, por nuk përfundoi me kaq – 19-vjeçarit i gjenden marihuanë dhe brisk

Vodhi 30 deri në 40 euro nga arka e lokalit në Lipjan, por nuk përfundoi me kaq – 19-vjeçarit i gjenden marihuanë dhe brisk

Pas protestave për vrasjen e Arlindës, aktivistët paralajmërojnë aksione të drejtpërdrejta ndaj institucioneve

Pas protestave për vrasjen e Arlindës, aktivistët paralajmërojnë aksione të drejtpërdrejta ndaj institucioneve

Jakup Krasniqi qëndroi në Kosovë për arsye humanitare, Gjykata Speciale konfirmon kthimin e tij në Hagë

Jakup Krasniqi qëndroi në Kosovë për arsye humanitare, Gjykata Speciale konfirmon kthimin e tij në Hagë