Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Punëtori vdes në vendin e punës në Istog, përgjegjësi dërgohet në mbajtje për 48 orë

Një person ka vdekur sot në një objekt në fshatin Dubravë të Istogut, pasi ishte lënduar në vendin e punës.

Sponsor 3M Express

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejes, Driton Rugova.

Sipas tij, Policia është njoftuar për rastin rreth orës 08:40, ndërsa njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat.

Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ndërkohë, Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve, i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

MTD: Gjetjet e auditimit janë probleme të trashëguara nga ish-MSHIA, po ndërmarrim masa për zgjidhjen e tyre

MTD: Gjetjet e auditimit janë probleme të trashëguara nga ish-MSHIA, po ndërmarrim masa për zgjidhjen e tyre

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Real Madridi i vendos çmimin Vinicius Juniorit, drejtuesit po shqyrtojnë shitjen e brazilianit

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt

Nis ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt