Është publikuar kalendari i festave, ditëve jo pune për vitin 2027 në Maqedoninë e Veriut.

Kalendari përfshinë festat që vlejnë për të gjithë qytetarët, si dhe ditët e pushimit për komunitetet fetare dhe etnike.
Festat zyrtare për të gjithë qytetarët në vitin 2027:
1 janar (e premte) – Viti i Ri
7 janar (e enjte) – Krishtlindjet ortodokse
9 mars (e martë) – Fitër Bajrami – dita e parë
1 maj (e shtunë) – Dita e Punës
3 maj (e hënë) – Pashkët ortodokse – dita e dytë
24 maj (e hënë) – Shën Kirili dhe Metodi
2 gusht (e hënë) – Dita e Republikës – Ilindeni
8 shtator (e mërkurë) – Dita e Pavarësisë
11 tetor (e hënë) – Dita e Kryengritjes Popullore
23 tetor (e shtunë) – Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase
8 dhjetor (e mërkurë) – Shën Klimenti i Ohrit
Për qytetarët e besimit ortodoks
6 janar (e mërkurë) – Buzmi, dita para Krishtlindjeve
19 janar (e martë) – Uji i Bekuar
30 prill (e premte) – E Premtja e Madhe
18 qershor (e premte) – Dita e Shpirtit të Shenjtë
28 gusht (e shtunë) – Fjetja e Hyjlindëses Mari (Shën Mëria e Madhe)
1 nëntor (e hënë) – Dita e të gjithë shenjtorëve
25 dhjetor (e shtunë) – Krishtlindjet, dita e parë
Për qytetarët e besimit islam:
16 maj (e diel) – Kurban Bajrami, dita e parë
Për qytetarët e besimit katolik:
29 mars (e hënë) Pashkët-dita e dytë
Për qytetarët e komunitetit shqiptar në RMV- 22 nëntor (e hënë) – Dita e Alfabetit Shqip
Për qytetarët e komunitetit serb në RMV- 27 janar (e mërkurë) – Shën Sava
Për qytetarët e komunitetit rom në RMV- 8 prill (e enjte) – Dita Ndërkombëtare e Romëve
Për qytetarët e komunitetit vllah në RMV- 23 maj (e diel) – Dita Kombëtare e Vllahëve
Për qytetarët e komunitetit hebre në RMV- 11 tetor (e hënë) – Jom Kipur, dita e parë
Për qytetarët e komunitetit boshnjak në RMV- 28 shtator (e martë) – Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve
Për qytetarët e komunitetit turk në RMV- 21 dhjetor (e martë) – Dita e mësimit të gjuhës turke





