PSG mposht Lyon dhe merr kreun e Ligue 1

PSG mposht Lyon dhe merr kreun e Ligue 1

PSG mposht Lyon dhe merr kreun e Ligue 1

Fitoren e kampionëve francezë e kanë siguruar dy futbollistë të inkuadruar nga banka rezervë, Senny Mayulu dhe Mika Godts, të cilët kanë shënuar në pjesën e dytë.

PSG e ka nisur ndeshjen me presion të lartë dhe ka krijuar disa raste në minutat e para, por portieri i Lyonit, Dominik Greif, ka reaguar mirë për t’i ndalur sulmet e vendasve.

Sponsor 3M Express

Edhe Lyon ka pasur mundësinë për të kaluar në epërsi pas gjysmë ore lojë, por Matvey Safonov e ka pritur goditjen e Julien Duranville, duke e mbajtur portën e paprekur.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat kanë vazhduar të kërkojnë golin, ndërsa portieri Safonov ka ndërhyrë sërish me sukses pas goditjes me kokë të Moussa Niakhate.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, ka vendosur të freskojë ekipin me inkuadrimin e Mayulu dhe Godts, ndërsa ndryshimet kanë dhënë rezultat.

Mayulu e ka zhbllokuar rezultatin me një goditje nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës. Për të, ky ka qenë goli i parë këtë sezon.

Gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Godts e ka dyfishuar epërsinë pas një pasimi të gjatë nga Quentin Ndjantou. Sulmuesi ka depërtuar drejt zonës, ka kaluar mbrojtësin kundërshtar dhe ka shënuar me një goditje të saktë.

Me këtë fitore, PSG është ngjitur në vendin e parë në Ligue 1 dhe e ka vazhduar serinë pozitive, duke regjistruar fitoren e tetë radhazi në të gjitha garat.

Në anën tjetër, Lyon e ka pësuar humbjen e tretë radhazi në udhëtim, një seri që nuk i kishte ndodhur që nga maji i vitit 2025.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Në Serbi, alpinistët heqin pankartat e Vuçiqit – qytetarët ndezin flakadanë

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së

Administrata Trump mbështet Orbanin për kreun e OKB-së

PSG mposht Lyon dhe merr kreun e Ligue 1 | Momenti