PSG e mposht Barcelonën

PSG e mposht Barcelonën

PSG e mposht Barcelonën

Me këtë fitore, PSG e ka vazhduar serinë pa humbje në trembëdhjetë ndeshje në këtë garë dhe ka mbetur në krye të tabelës me pikë të plota. Në anën tjetër, Barcelona e ka pësuar humbjen e parë në sezonin 2026/27.

Skuadra franceze e ka nisur ndeshjen me presion të madh. Që në minutat e para, Khvicha Kvaratskhelia e ka goditur shtyllën, ndërsa Ousmane Dembele dhe Desire Doue kanë rrezikuar portën e katalonasve.

Sponsor 3M Express

Barcelona ka pasur vështirësi në qarkullimin e topit, por më pas ka krijuar disa raste të mira. Portieri i saj, Joan Garcia, ka bërë disa pritje të rëndësishme, duke e mbajtur ekipin në lojë.

Megjithatë, pak para përfundimit të pjesës së parë, Desire Doue e ka kaluar PSG- në epërsi me një goditje të fortë dhe të saktë, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.

Barcelona e ka nisur më mirë pjesën e dytë dhe e ka barazuar rezultatin përmes Xavi Espart, i cili e ka shënuar golin në debutimin e tij në Ligën e Kampionëve.

PSG e ka rikthyer epërsinë pas një goditjeje nga këndi. Lucas Hernandez ka shënuar me kokë, ndërsa Barcelona ka reaguar sërish përmes Lamine Yamal, i cili e ka barazuar rezultatin në 2:2 me një goditje nga një kënd shumë i vështirë.

Megjithatë, barazimi nuk ka zgjatur shumë. Vetëm dy minuta më vonë, Vitinha e ka kaluar sërish PSG në epërsi me një goditje nga jashtë zonës së rreptësisë.

Në minutat e fundit, Fabian Ruiz e ka shënuar edhe golin e katërt për parisienët, duke e vulosur fitoren 4:2.

Për Barcelonën, humbja e radhës në këtë garë e ka nxjerrë në pah edhe një problem në mbrojtje. Skuadra katalonase nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur në tetëmbëdhjetë ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve.

REZULTATET E NDESHJEVE TË SONTME: 

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Zbritën kamerën në “zonën e mesnatës” të oqeanit: Pamjet e krijesave që jetojnë në errësirë i lanë shikuesit të habitur

Zbritën kamerën në “zonën e mesnatës” të oqeanit: Pamjet e krijesave që jetojnë në errësirë i lanë shikuesit të habitur

Peci: Donika Gërvalla më ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës

Peci: Donika Gërvalla më ka thënë se emri i Behgjet Pacollit figuron në dosjen gjermane për vrasjen e Jusuf Gërvallës

Nga transferimi prej 900 mijë eurosh, te rilindja te Tirana: Drilon Hazrollaj kërkon ta nisë nga e para, lë të hapur dilemën e kombëtares

Nga transferimi prej 900 mijë eurosh, te rilindja te Tirana: Drilon Hazrollaj kërkon ta nisë nga e para, lë të hapur dilemën e kombëtares