Pse leva e ndërrimit të shpejtësive te Volkswagen Golf GTI i ngjan një topi golfi?

Pse leva e ndërrimit të shpejtësive te Volkswagen Golf GTI i ngjan një topi golfi?

Pse leva e ndërrimit të shpejtësive te Volkswagen Golf GTI i ngjan një topi golfi?

Modeli Volkswagen Golf GTI është i njohur për shumë karakteristika sportive, por një nga detajet më të veçanta të tij është leva e ndërrimit të shpejtësive, maja e së cilës ngjan me një top golfi.

Sponsor 3M Express

Kjo ide u shndërrua në një element të dallueshëm të dizajnit të modelit sportiv gjerman që nga viti 1976.

Në pamje të parë, lidhja mes një veture dhe sportit të golfit mund të duket e rastësishme. Emri Volkswagen Golf, në fakt, zakonisht lidhet me Rrymën e Golfit dhe jo me sportin. Megjithatë, prodhuesi gjerman nuk deshi ta humbiste mundësinë për ta shfrytëzuar këtë përkim interesant.

Në vend të një leve të zakonshme me majë të rrumbullakët, Volkswagen vendosi të përdorte një dizajn me gropëza, të ngjashme me ato që karakterizojnë sipërfaqen e topit të golfit. Kështu, një detaj i vogël u bë pjesë e identitetit të modelit Golf GTI.

Historia e kësaj ideje lidhet me Gunhild Liljequist, specialiste e dizajnit të brendshëm, e cila punonte për Volkswagenin në atë kohë. Ideja i erdhi spontanisht, teksa po mendonte për elemente që mund ta lidhnin pamjen e brendshme të veturës me sportin.

“Po sikur leva e ndërrimit të shpejtësive të ishte një top golfi?”, ishte propozimi i saj, i cili më pas u bë pjesë e dizajnit të modelit.

Ideja u miratua nga Herbert Schäfer, kryedizajneri i Volkswagenit në periudhën kur Golf GTI po krijonte identitetin e tij. Schäfer ishte gjithashtu një adhurues i golfit, çka e bëri propozimin edhe më të përshtatshëm.

Golf GTI u prezantua për herë të parë më 1976 dhe u bë një prej veturave sportive kompakte më të njohura në botë. Përveç performancës, modeli u dallua edhe për elementet karakteristike të brendshme, përfshirë ulëset sportive me stof me kuadrate dhe levën e ndërrimit të shpejtësive në formë të topit të golfit.

Ajo që nisi si një ide spontane e dizajnit u shndërrua në një simbol të Golf GTI, duke dëshmuar se edhe një detaj i vogël mund t’i japë një veture karakter të veçantë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Lladrovci për pasuesin e Hamzës: PDK-së i duhet një lider vendimmarrës, jo dikush që pyet të tjerët çfarë të bëjë

Macja që luan badminton bëhet virale në rrjetet sociale

Macja që luan badminton bëhet virale në rrjetet sociale

Çmenduri e paparë para prezantmit të GTA 6 – fitim prej 630 milionë dollarësh një muaj para premierës

Çmenduri e paparë para prezantmit të GTA 6 – fitim prej 630 milionë dollarësh një muaj para premierës