Pse filmat horror mund ta shtojnë dëshirën për intimitet mes partnerëve?

Pse filmat horror mund ta shtojnë dëshirën për intimitet mes partnerëve?

Pse filmat horror mund ta shtojnë dëshirën për intimitet mes partnerëve?

Zemra rreh më shpejt, frymëmarrja intensifikohet dhe truri ndonjëherë e interpreton frikën si tërheqje

Sponsor 3M Express

Filmat horror, rrëfimet e frikshme dhe skenat rrëqethëse te disa njerëz shkaktojnë ankth, ndërsa te të tjerët mund të zgjojnë emocione krejtësisht të ndryshme, madje edhe dëshirë seksuale. Pas këtij reagimi të pazakontë qëndron një lidhje interesante ndërmjet adrenalinës, frikës dhe tërheqjes fizike.

Sipas një ankete të realizuar në vitin 2025 nga aplikacioni i takimeve Grindr, 82 për qind e të anketuarve deklaruan se shikimi i filmave të frikshëm mund t’ua shtojë dëshirën për intimitet.

Ndër filmat që veçuan pjesëmarrësit ishin “Interview with the Vampire”, “American Psycho” dhe “Jennifer’s Body”.

Pse frika mund të shkaktojë eksitim seksual?

Edhe pse në pamje të parë mund të duket e pazakontë, psikologët shpjegojnë se ky fenomen ka një bazë biologjike.

Psikologu Justin Lehmiller shpjegon se shikimi i filmave horror mund të aktivizojë reagimin fiziologjik të njohur si “lufto ose ik”. Gjatë këtij reagimi përshpejtohen rrahjet e zemrës dhe frymëmarrja, ndërsa rritet edhe tensioni arterial.

Këto ndryshime fiziologjike ngjajnë në shumë aspekte me ato që ndodhin gjatë eksitimit seksual. Për shkak të kësaj ngjashmërie, truri ndonjëherë mund t’i interpretojë gabimisht sinjalet fiziologjike të frikës si shenja të tërheqjes.

Lehmiller ka shpjeguar për revistën Men’s Health se mekanizmat nervorë që lidhen me reagimin ndaj rrezikut dhe eksitimin seksual kanë disa rrugë të përbashkëta neuronale.

Në psikologji, ky fenomen njihet si atribuimi i gabuar i eksitimit fiziologjik, transmeton Telegrafi.

getty images

Eksperimenti që zbuloi lidhjen ndërmjet frikës dhe tërheqjes

Lidhja ndërmjet frikës dhe tërheqjes fizike është studiuar që në vitin 1974, kur psikologët Donald Dutton dhe Arthur Aron realizuan një eksperiment të njohur.

Në kuadër të hulumtimit, meshkujt kalonin nëpër dy ura të ndryshme. Njëra ishte një urë e varur, e lartë, e paqëndrueshme dhe frikësuese, ndërsa tjetra ishte dukshëm më e sigurt.

Pas kalimit të urës, pjesëmarrësit bisedonin me një studiuese tërheqëse.

Rezultatet treguan se meshkujt që kishin kaluar urën më të rrezikshme e kontaktonin më shpesh studiuesen sesa ata që kishin kaluar urën e sigurt.

Studiuesit supozuan se pjesëmarrësit ia kishin atribuar pjesërisht tërheqjes ndaj gruas eksitimin fiziologjik të shkaktuar nga frika.

Ky eksperiment përmendet ende si shembull i lidhjes ndërmjet reagimeve fiziologjike dhe tërheqjes, megjithëse nuk dëshmon se frika shkakton domosdoshmërisht dëshirë seksuale.

Disa çifte e përfshijnë frikën edhe në marrëdhëniet intime

Te disa persona, lidhja ndërmjet frikës dhe eksitimit seksual manifestohet edhe përmes një praktike të njohur si fear play (lojë me frikën), që bën pjesë në spektrin e praktikave BDSM.

Bëhet fjalë për skenarë të dakorduar paraprakisht, përmes të cilëve partnerët eksplorojnë ndjenjat e frikës, pasigurisë apo humbjes së kontrollit.

Në këto raste, thelbësore janë pëlqimi i ndërsjellë, përcaktimi paraprak i kufijve, siguria fizike dhe emocionale, si dhe mundësia për ta ndërprerë aktivitetin në çdo moment.

Megjithëse shumica e njerëzve e lidhin frikën me shqetësimin dhe rrezikun, ky fenomen dëshmon se sa komplekse mund të jetë marrëdhënia ndërmjet reagimeve fiziologjike dhe tërheqjes seksuale.

Për disa, shikimi i një filmi horror është thjesht një mënyrë për të përjetuar adrenalinën, ndërsa për të tjerët, e njëjta ndjesi tensioni mund të intensifikojë afërsinë emocionale dhe dëshirën për intimitet. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arlinda nuk përmbahet, i drejtohet Valdetit: “Kur ta nxo gruan, ta nxo përnime”

Arlinda nuk përmbahet, i drejtohet Valdetit: “Kur ta nxo gruan, ta nxo përnime”

Protestë në Morinë më 28 Nëntor, kërkohet heqja e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Protestë në Morinë më 28 Nëntor, kërkohet heqja e barrierave doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Valdeti dhe Valdrina rrëfejnë historinë e dashurisë para Vëllait të Madh: Nga njohja në vitin 2011 te jeta e përbashkët (VIDEO)

Valdeti dhe Valdrina rrëfejnë historinë e dashurisë para Vëllait të Madh: Nga njohja në vitin 2011 te jeta e përbashkët (VIDEO)