Partia Socialiste e Shqipërisë do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare.

Euronews Albania ka zbuluar detaje të reja teksa raporton se mbledhja do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Gjithashtu bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës ku pritet që kryeministri shqiptar Edi Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.




