Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta

Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta

Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta

Zgjidhjen që ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari ua dha studentësve të juridikut për provimin e jurisprudencës, këta të fundit po e shohin si gjysmake, ndaj dhe të menjëhershme ishin paralajmërimet edhe për protesta të reja, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të jepen 100 për qind në gjuhën shqipe.

Sponsor 3M Express

Suhejb Memedi, nga asociacioni studendor, tha se protesta e re nuk do të jetë si të kaluarar, por do të protestojnë çdo ditë përpara Ministrisë së Drejtësisë.

“Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake. Ne kemi dalë protesta dhe do të dalim prap. Në ish-ministrit Filkov i kemi ardh dy herë pa ftesë. Ne i thanë edhe ministrit Jeton Shasivari që kjo protestë do të jetë ndryshe, do të na kenë ditë për ditë tek ministria e Drejtësisë. Ose do e bëjmë siç duhet, siç na ka hije, ose do e lejmë fare këtë punë”, tha Memedi.

Kujtojmë se në takimin e fundit studentët dhe ministri Shasivari nuk gjetën zgjidhjen e përbashkët të kësaj çështje, pasi studentët thanë se përsëri pjesa kryesore e provimit duhet të jepen në gjuhën maqedonase.

Nga ana tjetër edhe kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski dha se gjuha maqedonase edhe gjuhë zyrtare edhe në sistemin e drejtësisë, prandaj duhet të respektohet dhe provimi të jepet sipas ligjit. /Telegrafi/

Lexo edhe

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

“Kujt po i bëni favor?” – Ardian Gjini kërkon llogari nga Qeveria për raportet me SHBA-në

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

Këto ushqime ndihmojnë në marrjen e vitaminës D gjatë muajve me më pak diell

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

SHBA-ja dhe Izraeli hartojnë plane për sulme të reja ndaj Iranit pas zgjedhjeve të nëntorit

Provimi i jurisprudencës 100% në shqip, Memedi: Kërkesa që po i rikthen studentët në protesta | Momenti