“Paqja” mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka zgjatur pak.

Pak para orës 18:00, protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, si dhe koktej molotovi drejt godinës së Kryeministrisë.
Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës, ujë me presion dhe plumba gome.
Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit kanë nisur të shpërndahen nga zona.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




