Protestuesit janë ndalur para objektit të Policisë së Kosovës, pasi kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Para objektit të Policisë, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament për një shtet që, sipas tyre, nuk arriti ta mbrojë atë.
Gjithashtu, para objektit është hedhur edhe ngjyrë e kuqe, e cila, sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara.
“Policia, duart me gjak”, ishte njëra nga thirrjet e protestuesve, të cilët hodhën edhe tym të zi para objektit të Policisë së Kosovës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




