Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i gomës në Tiranë udhëton drejt Romës për operacion

Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i gomës në Tiranë udhëton drejt Romës për operacion

Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i gomës në Tiranë udhëton drejt Romës për operacion

Erjon Vishkulli, i cili mbeti i lënduar në sy nga një plumb gome gjatë protestës në Tiranë, ka mbërritur në Romë të Italisë, ku pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka bërë të ditur se ndodhet në spitalin “Sancarlo”, ku do të kryejë njërin nga operacionet e radhës.

“Zoti baft mrekulli”, ka shkruar ai në postimin e tij, të cilin e ka shoqëruar me një lutje.

Vishkulli u lëndua gjatë protestës në Tiranë, pasi u godit në sy nga një plumb gome, duke pasur nevojë për trajtim të specializuar mjekësor.

Ndërhyrja e radhës në Itali vjen si pjesë e trajtimit të dëmtimit të pësuar. Deri më tani, ai nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me operacionin apo gjendjen e tij shëndetësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Dalin nga lokali “Bada Bing” në veri të Mitrovicës, sulmohen nga rreth 20 persona – dy të rinjtë nuk i njohin sulmuesit

Dalin nga lokali “Bada Bing” në veri të Mitrovicës, sulmohen nga rreth 20 persona – dy të rinjtë nuk i njohin sulmuesit

Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova

Pjesëmarrja e votuesve në Serbi deri në orën 18:00 arrin në 64.89%

Pjesëmarrja e votuesve në Serbi deri në orën 18:00 arrin në 64.89%

Protestuesi i lënduar në sy nga plumbi i gomës në Tiranë udhëton drejt Romës për operacion | Momenti