Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se protesta është e drejtë e çdo qytetari në një vend demokratik, por ka kundërshtuar dhunën e përdorur nga protestuesit dhe policia, si dhe djegien e institucioneve në Shqipëri.

Kadrijaj ka thënë se qytetarët duhet të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat e tyre, duke gjetur një gjuhë mirëkuptimi përmes dialogut.

Sponsor 3M Express

“Është e drejtë e secilit për të protestuar, ngase, sikurse në Kosovë, edhe në çdo vend demokratik, popullata ka të drejtë të reagojë për çdo çështje. E shoh në Perëndim, për shembull, kur rritet çmimi i energjisë elektrike, popullata reagon, sepse e konsideron të padrejtë. Është e drejtë, mirëpo ajo që nuk më pëlqen është dhuna që po zhvillohet, si nga protestuesit, ashtu edhe nga policia. Edhe djegiet që po bëhen atje, nuk duhet të shkatërrohet Shqipëria; të ulen, të diskutojnë, të gjejnë një gjuhë mirëkuptimi dhe të diskutojnë, e jo të shkatërrohet Shqipëria. Njësoj sikurse në protestat që janë zhvilluar në Kosovë, po t’i kishim sulmuar institucionet tona dhe po t’i kishim djegur ato, për mua kjo do të ishte e papranueshme”, ka deklaruar ajo.

Deputetja e AAK-së ka thënë se nuk do të dëshironte që Kosova apo Shqipëria të përballeshin me shkatërrimin e institucioneve, duke theksuar se ndërtimi i Kosovës ka kërkuar shumë mund dhe përgjegjësi.

“Unë thashë, është e drejtë, është e drejtë qytetare për të protestuar, është demokraci, por unë nuk jam për përdorimin e dhunës, as për djegien dhe shkatërrimin e institucioneve. Në asnjë rrethanë, çfarëdo që të ishte situata, nuk do të kisha dashur që Kosova të digjej dhe të shkatërrohej, sepse e dimë me sa mund dhe me sa përgjegjësi është krijuar dhe ndërtuar Kosova. Njëjtë më dhemb shpirti edhe për Shqipërinë dhe nuk do të kisha dashur ta shihja Shqipërinë me institucione të djegura e të përfshira nga zjarri. Duhet ta gjejnë rrugën e dialogut, të ulen dhe të diskutojnë për kërkesat konkrete që kanë qytetarët dhe protestuesit, e jo të shkatërrohet gjithçka. Domethënë, është tmerr”, ka thënë Kadrijaj.

E pyetur për protestën kundër kryeministrit Albin Kurti, Kadrijaj ka thënë se nuk ka informata të mjaftueshme për këtë çështje.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Protestat në Shqipëri, Kadrijaj: Është e drejtë qytetare, por djegia institucioneve është e papranueshme | Momenti