Protestat e dhunshme, Hita: Identifikohen 52 persona, nuk i shpëtuan policisë as ata që mbanin maska

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, bëri të ditur se 201 punonjës policie janë plagosur gjatë protestave të zhvilluara në javët e fundit, teksa ishin në detyrë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Sponsor 3M Express

Gjatë deklaratës, Hita njoftoi se janë identifikuar 52 persona të dyshuar për përfshirje në akte dhune, edhe pse gjatë protestave disa prej tyre kishin përdorur maska për të fshehur identitetin. Materialet procedurale për rastet e konstatuara i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës.

Skënder Hita: Krahas veprimeve procedurale, është identifikuar puna e personave që janë përfshirë në akte dhune, të cilët me anë të maskës mendonin se nuk do të ishin identifikuar. Janë identifikuar 52 persona. Të gjitha materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës që të vihen përpara përgjegjësisë penale personat që kanë kryer akte dhune. U bëj thirrje prindërve që të mos lejojnë fëmijët që të përfshihen në akte dhune. U bëj thirrje gjithashtu edhe qytetarëve që të distancohen nga dhuna. E drejta për të protestuar është e garantuar, dhuna nga ana tjetër nuk mund të justifikohet./Vizion+

Lexo edhe

Kurti: Peja, Gjakova e Prizreni do të jenë pjesë e organizimit të LM 2030

Kurti: Peja, Gjakova e Prizreni do të jenë pjesë e organizimit të LM 2030

Prishtina 2030 merr formë, Kurti konfirmon shtrirjen e Lojërave Mesdhetare në disa qytete të Kosovës

Prishtina 2030 merr formë, Kurti konfirmon shtrirjen e Lojërave Mesdhetare në disa qytete të Kosovës

Banka padit Kevin Federline për borxhe, Britney Spears nuk i paguan më alimentacion

Banka padit Kevin Federline për borxhe, Britney Spears nuk i paguan më alimentacion

Protestat e dhunshme, Hita: Identifikohen 52 persona, nuk i shpëtuan policisë as ata që mbanin maska | Momenti